Mehdi Malkaj replikon me Edi Ramën: “Ky s’ka ditur të kërcejë asnjëherë… tani do tallava”

Aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Dibër, i cili tha “ju hëngsha zemrën grave”.

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj tha me ironi për Ramën “po ne burrave do na hash ndonjë gjë?”.

Malkaj tha gjithashtu se shqiptarët janë akoma pas 30 viteve demokraci te copa e bukës dhe shtoi se për popullin nuk duhet të jetë e rëndësishme partia, por atdheu.

“Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë.

Jemi akoma te copa e bukës. Ky s’ka ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz.

Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, u shpreh Malkaj. /vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

REVOLTA E AKTORIT MEHDI MALKAJ NË TAKIMIN E SALI BERISHËS: KUR KE GJITHË JETËN QË ZVARRITESH SI KRIMB PSE BËRTET KUR TË SHKELIN ME KËMBË?

I pranishëm në takimin e Sali Berishës me banorë të njësisë 5 në Tiranë, aktori Mehdi Malkaj kërkoi reagim qytetar për gjendjen ku ndodhet vendi.

Duke cituar Kantin, aktori Mehdi Malkaj tha se askush nuk mund të ankohet kur shkelet me këmbë përdersa zvarritet tokës si krimb.

“Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë. I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!

Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult