Mehmet Kraja: Nebih Muriqi- piktor, poet, kritik arti

Nga Mehmet Kraja

(Një pikturë e tij që tridhjetë e pesë vjet më bën shoqëri dhe më rri pranë. Kurrë nuk m’u mërzit, kurrë nuk m’u duk e denjë për t’u lënë larg vëmendjes.)

Pas luftës, kur u ktheva në Prishtinë në qershor të vitit 1999, ndër të tjera, kisha edhe një brengë: nëse një pikturë të Nebih Muriqit, në apartamentin tim në lagjen “Ulpiana”, do ta gjeja ashtu siç e kisha lënë, të rrethuar me një kornizë modeste, të varur në murin ballor, në vendin më të zgjedhur të banesës sime. E kisha dhuratë nga piktori dhe për aq kohë sa e kisha mbajtur aty, e kundroja shpesh, gjithmonë me idenë se fshehte diçka të çuditshme në atë ekspresivitet ngjyrash dhe në atë imazh apokaliptik. Kurrë nuk m’u mërzit, kurrë nuk m’u duk e denjë për ta lënë larg vëmendjes…

Sot, me të marrë lajmin për ikjen në amshim të Nebih Muriqit, iu ktheva sërish dhe e kundrova gjatë pikturën, imazhin dhe ngjyrat e saj. Më pëlqeu sërish, si para tridhjetë e pesë vjetësh, por më la edhe një dilemë: nëse piktura fliste më shumë për Nebih Muriqin apo për mua!

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: KADARE DHE KOSOVA