(Esad Mekuli mbeti ai idealisti i vjetër, i cili i fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me idealizmin e vet.)
…Në kujtim të Esad Mekulit, dua të sjell në vëmendje revistën “Jeta e re”, të cilën ai e ideoi, e themeloi dhe e drejtoi për afro 25 vjet. Esad Mekuli e bëri “Jetën e re” abetare për emancipim themelor, por edhe hapësirë për kultivimin e shijes letrare. Botoi traditën letrare, botoi shkrimtarë të Rilindjes, botoi edhe avangardën dhe modernitetin. Botoi shkrimet letrare të nacionalistëve, por edhe të lojalistëve ordinerë; botoi letërsi të realizmit socialist, të shkrimtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë, por botoi edhe tregimin modernist, anti-dramën dhe anti-romanin, dhe poezinë formaliste, madje edhe ekstremin e saj, poezinë “konkrete” dhe dadaiste.
E bëri “Jetën e re” revistë letrare që mbështeti secilin krijues të hapësirës shqiptare në ish-Jugosllavi. Na mbështeti të gjithëve pa përjashtim, veçmas shkrimtarët e rinj… Revistën që ishte bërë simbol i letërsisë në Kosovë, nga mesi viteve ’70 e mori në dorë brezi i dytë i shkrimtarëve, por nuk arriti të bënte asgjë, përveçse ta bënte të parëndësishme, duke e zhvendosur qendrën e monopolit letrar në Kosovë nga “Jeta e re” te Redaksia e botimeve të “Rilindjes”.
Ndërsa Esad Mekuli, edhe pas “Jetës së re”, mbeti ai idealisti i vjetër, i cili i fiton një sërë betejash, por e humb betejën më të madhe, betejën me idealizmin e vet.
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZI E PAHARRUESHME NGA ESAD MEKULI: GJYKIMI
oezi nga Esad Mekuli
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult