Mehmet Kraja: Shqipëria e Kosova, vende të vogla për të krijuar dy letërsi të ndara

Mehmet Kraja

Letërsia e Shqipërisë dhe letërsia e Kosovës janë dy letërsi me përvoja dhe zhvillime të ndryshme. Ato i bashkon shqipja, gjuha e tyre e njëjtë.

Ky ishte thelbi i një ligjëratë që akademik Mehmet Kraja ka mbajtur në qendrën “Sotir Kolea”.

Sipas Krajës, letërisa e Kosovës u zhvillua kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore në ndryshim nga letërsia shqipe që ka një traditë më të gjatë të shkrimit…

Megjithatë, sipas Krajës, jemi një vend dhe i vogël për të krijuar dy letërsi të ndara.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Top Channel

ObserverKult


Mehmet Kraja

Lexo edhe:

MEHMET KRAJA RIZGJEDHET KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Akademiku Mehmet Kraja e ka fituar edhe një mandat në krye të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

1. Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
2. Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
3. Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


MEHMET KRAJA: SHQIPËRIA DHE KOSOVA U BËNË NGA ALBANOLOGJIA

Nga Mehmet Kraja

Të nderuar miq,

Ne tashmë kemi përpara programin e një konference të re për studimet albanologjike, që është e pesta me radhë, pas asaj për studimet albanologjike në vendet gjermanishtfolëse, ne Itali, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, në Francë dhe, së fundi, në Britani dhe në vendet e Europës Veriore.

Me këtë konferencë plotësohet harta e studimeve albanologjike në botën perëndimore, e cila në të vërtetë është themeluese e albanologjisë si shkencë dhe si dije gjuhësore dhe historike.

Më lejoni të them se, që nga Laibnici, më shumë se tre shekuj më parë, rëndësia e studiuesve të huaj për albanologjinë, pra, nuk ka reshtur asnjëherë.

Të huajt, perëndimorët, ishin ata që vunë themelet e albanologjisë si shkencë, kjo tashmë është e njohur nga të gjithë. Por duhet thënë edhe një gjë më shumë se kaq.

Studimet e tyre paraqiten të rëndësishme edhe në një shtrirje kohore dhe tematike më të gjerë: përfshijnë edhe dimensione historike, të etnogjenezës, madje kanë pasur dhe kanë rëndësi kulturore, ndonjëherë edhe politike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult