Çka është Mëkati? Sigurisht përgjigja ndryshon varësisht prej konceptimit tonë, nëse e shohim si kategori morale, apo edhe religjioze.
Ja se si e ka perceptuar shkrimtari Khaled Hosseini te romani Gjuetari i Balonave. Ja kend e ka konsideruar ai më të rëndin prej mëkateve, më të pafalshmin!
“Por vjedhja ishte një mëkat i pafalshëm, emëruesi i përbashkët i të gjitha mëkateve. Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri”
*Shkëputur nga Gjuetari i balonave i Khaled Hosseini, përkthyer nga Ledia Agolli, OMSCA, Tiranë, 2003
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
FRAGMENT NGA “GJUETARI I BALONAVE”: EDHE I VARFËR, KISHTE QENË NJERI I LUMTUR…
Khaled Hosseini, “Gjuetari i Balonave”
“Në natën e njëjtë, unë e shkrova tregimin e parë të shkurtë. Mu deshën tridhjetë minuta për ta bërë këtë. Ishte një përrallë e vogël dhe e errët për një burrë, i cili e gjeti një filgjan magjikë dhe mësoi se nëse loton brenda tij, lotët e tij ktheheshin në margaritarë.
Por, edhe pse ai gjithmonë kishte qenë i varfër, ai kishte qenë një njeri i lumtur dhe rrallëherë kishte derdhur ndonjë lotë. Kështu, ai gjeti mënyra për ta pikëlluar veten në mënyrë që lotët e tij ta pasuronin atë.
Ashtu siç grumbulloheshin margaritarët e tij, ashtu rritej edhe lakmia e tij. Tregimi përfundoi me një burrë të ulur mbi një mal me margaritarë, një thikë në dorë, duke lotuar pa shpresë brenda filgjanit, me trupin e vrarë të gruas së tij të dashur në krahët e tij.”/ ObserverKult