Melihate Ajeti, aktorja e njohur nga Kosova- luajti mbi 180 role kryesore

Aktorja Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë ndërsa vdiq 19 vite më parë, gjegjësisht më 26 mars 2005 në Prishtinë.

Ajo mbaroi studimet për aktrim në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja e njohur aktrimin e nisi si 16 vjeçare, në vitin 1951 në atë kohë Teatrin Krahinorë të Kosovës.

Luajti në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej aktoreje si  “Zullumqari”, “Vajza pa pajë”, “Zonja me kamelie”, “Besa”, “Sikur të isha djalë”, “Halili e Hajrija”, “Erveheja”, “Hanka”, “Hamleti”, “Shtetrrethimi”, “Othello”, “Ana Karenina”, “Vdekja e një mbretëreshe”, “Svinga e Gjallë”, “Magbethi”, “Antigona” e të tjera.

La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografinë kosovare e jugosllave tek Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.

Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie – Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic (1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.

Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, ishte njëra nga gratë e vendit tonë e vlerësuar si “Primadona e skenës shqiptare”.

ObserverKult  


Lexo edhe:

TEATRI “BEKIM FEHMIU” NDAN MIRËNJOHJE PËR MELIHATE QENËN DHE SKENDER LATIFIN

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren ndau mirënjohje për artistët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij teatri, e në mesin e tyre, edhe për dy ikona të Dodonës, Melihate Qena dhe Skender Latifin.

“Melihate Qena- Meli ka bërë regjinë e dhjetëra shfaqjeve për fëmijë në Dodonë dhe ka punuar në shumë teatro në Kosovë, si regjisore e shfaqjeve për fëmijë, por edhe si aktore”.

“Në anën tjetër, Skender Latifi është mjeshtëri i dritave që ka punuar pothuaj se në të gjitha teatrot në Kosovë dhe në shumë produksione të pavarura, ku kontributi dhe mjeshtëria e tij gjithmonë çmohet nga i tërë komuniteti i teatrit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen në Facebook të Teatrit Dodona.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult