Himni shtetëror i Kosovës si sot 16 vjet më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës.
Me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime, propozimi me titullin “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë, tranmeton Telegrafi.
Ndonëse tani është vetëm një melodi, fillimisht kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.
Ky ishte teksti i himnit të propozuar:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot’
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.
Ani pse Kosova është shtet në vete për festa e data historike edhe sot e kësaj dite krahas himnit shtetëror përdoret edhe himin kombëtar i shkruar nga Asdreni.
ObserverKult
Lexo edhe:
EMIN AZEMI KUJTON BEQIR MUSLIUN: ENDE TRAJTOHET SI HERMETIK, KA ARDHË KOHA TA NJOHIM MË TEPËR!
Beqir Musliu i (pa)njohur
Beqir Musliu (Gjilan, 1945 – Prishtinë, 1996)
Sot e ka ditëlindjen shkrimtari ynë emblematik, simbolisti më i kultivuar i letrave shqipe, Beqir Musliu. Ai erdhi në botën tonë letrare si një banor tepër i veçantë që e zhvilloi ‘habitatin’ e vet krijues brenda një sistemi dhe jashtë kodeve e kanoneve që i kishte caktuar koha e shkrimit të viteve 60 e këndej, kur edhe u formua dhe u zhvillua si emër dhe si fenomen letrar.…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU