Mënyra më e mirë për të dashur diçka është të mendojmë se mund ta humbasim…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Gilbert Keith Chesterton:

Të jesh i mirë është më e vështirë se t’i sillesh përqark globit.

Zakonisht, njerëzit grinden kur nuk arrijnë të diskutojnë.

Forma më e lartë e dashurisë është dëshira për dije.

Mos e rrëzo kurrë një gardh pa kuptuar përse është ndërtuar.

Mënyra më e mirë për të dashur diçka është të mendojmë se mund ta humbasim.

Mendimet më të thella janë më të thjeshtat.

I çmendur nuk është ai që ka humbur arsyen, por ai që ka humbur gjithçka përveç arsyes.

Një aventurë është thjesht një fatkeqësi e shikuar nga një kënd i mirë.

Nuk ekzistojnë gjëra të bezdisshme: ekzistojnë vetëm njerëz të bezdisshëm./ObserverKult