Merita Halili dhe Raif Hyseni janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në takim me këngëtaren Merita Halili dhe bashkëshortin e saj instrumentist, Raif Hyseni, Rama ka thënë se .për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm, në emër të kryeqytetit dhuruan nga një mirënjohje.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, Merita Halili e Raif Hyseni. Prej gati shtatë vitesh, ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin Montclair State University, në New Jersey, duke kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare”, ka shkruajtur Rama në Facebook.
Dy artistët e mëdhenj Merita Halili dhe Raif Hyseni do të performojnë më 21 korrik në Prishtinë. Koncerti pritet të fillojë në orën 20:00.
ObserverKult
Lexo edhe:
REVISTA AMERIKANE SHKRUAN PËR MERITA HALILIN E QUAN “MBRETËRESHA E KËNGËVE SHQIPTARE”
Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare, Merita Halili.
Artistja, të cilën e kanë quajtur “Mbretëresha e këngëve shqiptare”, është bërë pjesë e rubrikës “Artisti i muajit”.
Duke e vlerësuar si një interpretuese të shkëlqyer, në artikull shkruhet për sukseset e këngëtares shqiptare. Merita Halili prej kohësh jetën familjare e ka zhvendosurnë New Jersey të SHBA-ve.
Në revistë përmendet edhe shkrimi i vitit 2002 nga prestigjiozja “New York Times”.
Ajo e ngrit lart figurën e Halilit, duke e vlerësuar si një soprano rrezatuese.
Halili, e lindur më 5 prill 1966, është një nga interpretueset më të larta në muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme.
E lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ajo u rrit duke kënduar këngët lirike të Shqipërisë së Mesme.
Debutimi i saj do të vinte në 1983, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU