Merr fund “përçarja” mes motrave Libohova

Motrat Libohova, shumë të dashura dhe popullore me publikun e tyre, zgjodhën të heshtin për lajmet e bujshme se mes tyre marrëdhënia nuk është fort e mirë.

Prej vitesh Irma dhe Eranda nuk shiheshin gjëkundi në shoqërinë e njera-tjerës dhe prania e tyre mungonte edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Gjithashtu Irma nuk mori pjesë as kur e motra u zgjodh “Mjeshtëri i Madh” nga Presidenti shqiptar dhe miq e familjarë u gëzuan për të, transmeton ‘tirananews.al’.

Por duket se gjërat janë sheshuar së fundi dhe motrat i kanë dhënë fund mosmarrveshjeve.

Eranda ka publikuar së fundmi në InstaStyory një foto nga 2015 me Irmën dhe ky lajm ka gëzuar pa masë ndjekësit të cilët nuk e pritën mirë përçarjen e motrave.

———————————–

Lexo edhe

NUK FLASIN PREJ VITESH? DETAJET QË TREGOJNË MARRËDHËNIEN MES MOTRAVE LIBOHOVA