Festivali i këngës Eurovision 2023 nuk do të zhvillohet në Ukrainë, pasi ky vend është konsideruar se nuk mund të organizojë dot eventin, për shkak të situatës atje.
Në vend të Ukrainës, organizimi i Eurovisionit të ardhshëm i është ofruar Mbretërisë së Bashkuar.
Ukraina fitoi Eurovisionin me këngën “Stefania” të Kalush Orchestra, me votuesit që treguan solidaritet me vendin e sulmuar nga Rusia.
Ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko, kundërshtoi vendimin e Unionit të Transmetuesve Europianë (EBU), duke thënë se i ka dërguar këtij institucioni një listë me qytete që janë gati ta organizojnë festivalin, transmeton ‘a2news.com’.
“Ne e fituam Eurovisionin dhe i kemi plotësuar në kohë të gjitha kushtet për organizim. Kemi dhënë garanci për sigurinë. Organizimi i Eurovisionit në Ukrainë do të ishte një sinjal i fortë që e gjithë bota e mbështet vendin tonë. Do të kërkojmë që ky vendim të ndryshohet sepse ne besojmë se mund të plotësojmë të gjitha angazhimet tona”, tha Tkachenko.
Duke qenë se Britania e Madhe u rendit në vendin e dytë, i është ofruar asaj organizimi i eventit të radhës.
Lexo edhe:
PRAPASKENAT E EUROVISIONIT, POLICIA ITALIANE PARANDALOI NJË SULM
Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales më 10 maj. Dhe finales së të shtunës të Eurovizionit në Torino.
Policia tha se ka parandaluar disa sulme kibernetike nga grupi i hakerëve Killnet dhe Legion. Sulmet do të godisnin infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.
Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane. Duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian. Si dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë rritur nivelet e tyre të alarmit…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU