Merret vendimi nga Qeveria e Kosovës për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

Në mbledhjen e fundit që ka mbajtur Qeveria e Kosovës është miratuar vendimi i dytë i shpronësimit të parcelave për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se janë një hap para drejt qasjes publike në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, derisa ka shtuar se janë duke u marrë krejt hapat konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti.

Krejt kjo sipas MKRS-së po arrihet përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Për bashkëpunime dhe mbështetje gjatë këtij procesi, MKRS-ja ka falënderuar në theks të veçantë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRIA E KULTURËS ORGANIZON PUNËTORI PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR TRASHËGIMI KULTURORE

Në kuadër të programit për reformën ligjore dhe institucionale në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës, është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Koncept Dokumentit për Trashëgimi Kulturore.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media derisa ka theksuar se ky koncept-dokument, i hap rrugë identifikimit të gjendjes dhe avancimit të politikave shtetërore për trajtimin e kësaj fushe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


YEATS: ZEMRËN ASKUJT MOS IA FAL KREJT

Nga William Butler Yeats

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’ândrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gjâ e bukur âsht veç nji knaqësi
ândrruese, e kândshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e âmbël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjâ
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka bâ?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi.

ObserverKult