Qeveria vendos për shpronësimin e pronave në Ulpianë

Qeveria e Kosovës, mori vendimin për fillimin e procesit të shpronësimit të pronave në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, njoftuan nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Kështu në prej lokaliteteve më të rëndësishme të vendit po merr vëmendjen e merituar shtetërore.

Postimi i plotë i MKRS-së që flet për vendimin e marrë nga Qeveria

Një prej lokaliteteve më të rëndësishme të vendit po merr vëmendjen e merituar shtetërore.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, u mor vendimi i parë për fillimin e procesit të shpronësimit të pronave në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.
Janë ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e tij, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Falënderime Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunim dhe mbështetje përgjatë procesit.

ObserverKult


Lexo edhe:

PARKU ARKEOLOGJIK ULPIANA, NJË THESAR ANTIK AFËR PRISHTINËS (VIDEO)

Në vazhdim mund të ndiqni video-reportazhin kushtuar Ulpianës, njërës nga qendrat më të mëdha antike urbane në Republikën e Kosovës…

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

Kliko edhe:

SUETON ZHUGRI: DUKE TË PARË

Duke të parë në sy,
nganjëherë shoh yje që bien
ndonjëherë çarçaf yjesh ta mbulon shikimin
dhe herë të tjera e gjithë Udha e Qumështit
vertikalisht si në sy macesh
më thith brenda teje.

Këtu unë jam në kënd habije prej bufi.
E vështroj prenë time, ose ndoshta është ajo
që sheh nga preja e saj.
Habi bufash dhe sulmesh. Jemi në tërheqje…
Është si një lloj feste jashtë dhe brenda nesh
Iluzioni se jetojmë edhe jetën e tjetrit na kaplon
Gishtërinjtë gërshetohen pëllëmbë në pëllëmbë.
Ka tërheqje të dehura molekulash
Buzë e flatra ndërrojnë vende,
e gjitha një ajër i ndezur.
Artizane nata qëndis klithma hareje
në një qiell pëshpëritjesh.
Jemi të mbështjellë nga asgjëja dhe gjithçkaja
njëkohësisht si në një byrek shumë fletësh,
copëza mishi e shpirti piqen në furrën e dëshirës.
Yje bien edhe këtë natë, por ti s’mund t’i shohësh.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult