Merret vendimi, Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar!

Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12.727 ha.

“Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë, Park Kombëtar.

E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12.727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore.

Kjo sipërfaqe e lumit së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, bëjnë atë që quhet sot “parku i parë në Europë i një lumi të egër, siç është lumi i Vjosës”, tha Kumbaro./dritare.net

ObserverKult


Lexo edhe:

UNESCO SHPREH INTERESIM PËR LUMIN VJOSA, BËN APEL QË TË MBROHET

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri diskutoi me autoritetet shqiptare të mjedisit planet për përfshirjen e lumit Vjosa në listën e pasurive botërore.

Gjatë deklarimeve për gazetarët në Gjirokastër ajo tha se misoni i UNESCO-s merret edhe me mbrojtjen trashëgimisë natyrore.

“Është një dimension shumë i rëndësishëm i vizitës sime dhe misionit të UNESCO-s.

Jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore, pasi të dyja janë të lidhura.

Jam e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria shqiptare për të mbrojtur Vjosën, këtë lumë të egër të Evropës si Park Kombëtar.

Mendoj që kjo është tepër e rëndësishme dhe është pikërisht drejtimi të cilin duhet të ndjekim për zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit të Vjosës”, tha Azoulay.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult