Në qendrën “Dabimus srl” në Bari, u krye restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti e cila shprehet se, “restaurimi i këtij filmi u bë falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”.
Ministrja tha se, filmi “Gjeneral Gramafoni” me regji nga Viktor Gjika, skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të Aleksander Peçit vjen për publikun i restauruar nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti, të enjten 20 prill, ora 19:00 në Cineplexx (TEG).
Margariti tha se, së bashku me premierën e filmit do të promovohet edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “Film pas filmi – unë e bija e…”.
Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptarë ka nisur para disa viteve, ku janë restauruar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Përrallë nga e kaluara”, “Nëntori i dytë”, “Tana”, “Vdekja e kalit”, “Vitet e pritjes”, etj./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
“U PARALIZOVA MIDIS SKENE”/ BARITONI SHQIPTAR TREGON MOMENTIN E VËSHTIRË: HAPA SYTË DHE NUK E DIJA KU ISHA…
Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, baritoni i njohur, Ylber Gjini ka treguar edhe një moment shumë të vështirë në skenë. Ai ka rrëfyer se teksa ishte duke dhënë shfaqje ka pësuar një paralizë dhe kolegia e tij, Eva Golemi e ndihmoi që ta ndërpriste, por Gjini nuk pranoi dhe e çoi deri në fund.
Ai zbuloi se shkoj në Belgjikë për t’u vizituar dhe mjeku atje i kërkoi të mos bënte shumë gjëra në të njëjtën kohë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU