Merret vesh: Ja disa nga artistët që do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH

Numërimi mbrapsht për Festivalin e Këngës në RTSH ka nisur tanimë. Deri tani janë mësuar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.

Sakaq, “Kryefjala.com” ka zbuluar se skenarist i këtij viti do të jetë Enkel Demi. Po e njëjta media raporton për disa emra pjesëmarrës.

E para që përflitet është Vesa Luma që do të vijë me një bashkëpunim me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Ndërsa disa të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e kompeticionit, janë Ardit Çuni, Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici dhe Luiz Ejlli.

Fituesi i çmimit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH / AURELA GAÇE: GJITHMONË E NJËJTA HISTORI…

Edhe këtë edicion, Festivali i Këngës ishte plot polemika, akuza dhe artistë që mbetën të pakënaqur për vlerësimin.

Fituese e Festivalit u shpall Albina Kelmendi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.

Ndarja e çmimeve pasoi me një sërë reagimesh, ku së fundi dhe këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë komentin e saj, transmeton ‘gazetatema’.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se gjithmonë është e njëjta histori me Festivalin e RTSH, edhe kur ka një çmim. Edhe kur ka dy, gjithmonë do të të ketë artistë që do të mbeten të pakënqur.

“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU