Angelina Jolie po rikthehet sërish në kinematografi dhe lajm më të bukur se kaq nuk mund të kishte për fansat e saj.
Aktorja e njohur do të ketë një rol kryesor në filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”. Filmi është i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër. Dhe i takon zhanrit triler dhe aksion. Regjia i takon Taylor Sheridanit, ndërsa aktorë të tjerë që do të luajnë përkrah Jolie janë: Nicholas Hoult, Finn Little. Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber dhe Jon Bernthal.
Filmi rrëfen historinë e një djaloshi adoleshentë, i cili është dëshmitarë i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtar. I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur. Djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon një zjarrfikëse veteran dhe eksperte e mbijetesës në shkretëtirë. Që në film portretizohet nga Angelina Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit. Por situata bëhet e rrezikshme për të dy, kur vrasësit i vënë flakën kullës së vrojtimit. Me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen, dhe kështu që të dy përpiqen që me çdo kusht t’i mbijetojnë kësaj situate.
Filmi pritet që të lansohet në kinematë në gjithë Amerikën. Dhe në platformën HBO Max në datë 14 maj të këtij viti./tirananews.al