Merret vesh, sezoni i pestë i ‘La Casa de Papel’ do të jetë i fundit

“La Casa de Papel” ka bërë për vete adhuruesit në të gjithë globin që nga 2 maji i vitit 2017, kur u shfaq për herë të parë. Merret vesh se sezoni i pestë do të jetë seria e fundit, shkruan Express.co.uk.

Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.

Seria e pestë u konfirmua nga ‘Netflix’ në fillim të këtij muaji. ‘Netflix’ njoftoi së fundi edhe se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit.