Dashuria? Merrmëni gjithçka, çmimin Oscar, paratë, shtëpinë, por dashurinë jo. Dashurinë mos ma merrni: dashuria është shi dhe erë, është diell dhe yll. Dashuria është frymëmarrje dhe, e di, unë e di, është helm.
Ndonjë mbrëmje i them vetes: Anna hap sytë, ky është përvëlimi që të dërgon tek krijuesi.
Sepse, shikoni, e pranoj që kam një karakter të tepruar dhe të papërmbajtur. S’di të frenohem, sa herë dashuroj përkushtohem kokë e këmbë.
Ta dija ç’torturë, mandej të dalësh e gjallë, ç’tragjedi t’ia mbathësh!
Dhe një mëngjes zgjohesh në shtrat dhe s’të ka mbetur më pikë gjaku. Por pastaj ia nis nga e para dhe është e mrekullueshme.
ObserverKult
Lexo edhe:
A DUHET TË KËNDOHET NË STADIUM PËR ADEM JASHARIN? KUJT PO I PENGON KËNGA “MORA FJALË”?
A bën sens që një këngë për Adem Jasharin të këndohet në kor nga mijëra tifozë gjatë ndeshjeve të kombëtares në “Air Albania”? Këtë pyetje e has shpesh muajt e fundit në rrjetet sociale dhe më gjerë. Me pak përpjekje sheh se diskutimi shpreh, por edhe fsheh, një larmi pikëpamjesh, mentalitetesh dhe interesash.
Nga Çapajev Gjokutaj
1. Diskutimi ka lindur në një terren konkret. Qysh gjatë ndeshjes së tetorit kundër kombëtares çeke, tifozët kanë nisur këndojnë masivisht e njëzëri këngën “Mora fjalë” të Naim Gjoshit, e bërë e njohur nga interpretimi i Shkurte Fejzës, qysh në vitin 2002. Ata që përpiqen ta kritikojnë apo, mos o Zot, të sugjerojnë ndalimin e kësaj kënge në stadium, sjellin një varg argumentesh të tipit Adem Jashari është hero i shquar…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU