Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit dramaturgu, Fadil Kraja

Shkodra i ka dhënë dje lamtumirën e fundit kolosit të dramaturgjisë, Fadil Kraja.

Homazhet janë mbajtur në Teatrin Migjeni, aty ku Fadil Kraja numëron me dhjetëra pjesë të vëna në skenë. Miq, të afërm dhe familjare kanë dhënë mesazhe për këtë figurë, i cili përveç se kolos i letrave, ishte edhe një qytetar model i Shkodrës.

Fadil Kraja, ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë. Si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.

Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Fadil Kraja ka patur një bashkëpunim të ngushtë me trupën virtuoze të aktorëve të Teatrit të Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshëm i “Fisheku ne paje” me të cilin e bashkoi puna, gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe sukseset e skenës. 

Kraja u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare./shqiptarja.com

LEXO EDHE: KUSH ISHTE FADIL KRAJA, SHKRIMTARI QË DJE NDËRROI JETË?

Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë. Duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë. Si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë. “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë”. Dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU