Mesazh për Kadarenë nga Dilaveri, protestuesi i përditshëm

Dilaver Nela, i njohur gjerësisht si “njeriu i tepsisë”, i cili proteston i vetëm dhe krejt paqësisht mendoi sot t’i përcillte një mesazh shkrimtarit Ismail Kadare.

“Zoti Kadare, heshtja vërtet është flori, por floriri nuk është Nobel. Nobeli = Dinamit = Shpërthim”, shkruan Dilaveri.

Nela u bë i njohur gjatë protestave të opozitës, me stilin e veçantë të të protestuarit ku kritikon të gjitha palët politike dhe sistemin./tch