Mesazhi emocional i djalit të Kujtim Gjonajt, pas vdekjes së tij

Dje ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Kujtim Gjonaj.

Djali i tij, Genti Gjonaj ka shkruar në “Facebook” një mesazh të ndjerë, për ndarjen nga jeta të të atit.

Genti Gjonaj shkruan se babai i tij ishte idhulli i tij, ai ishte babai dhe gjyshi i dashur. Ai jep edhe detaje të tjera. Për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij, regjisorit Kujtim Gjonaj.

Mesazhi i djalit të skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonajt, Genti Gjonaj:

Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi. I fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore. Shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 27 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë.

LEXO EDHE: COVID-19 IA MERR JETËN REGJISORIT TË NJOHUR, KUJTIM GJONAJ

Ne, femijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër (sot) në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja.

Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën.

Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…/balkanweb