Mbrëmjen e shkuar është zhvilluar nata finale e Festës së Birrës në Korçë.
Festivali pesëditor, tashmë i kthyer në traditë, u mbyll me koncertin e këngëtarit, Goran Bregoviq.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, muzikanti nisi koncertin me këngën shqiptare “Kosovska”.
Përpara se të ngjitej në skenë, Bregoviqi në një prononcim për “News 24” tha se ishte shumë i lumtur që po merrte pjesë në një koncert të tillë.
Tutje, shtoi se ndihet i lumtur që ndodhet në këtë festë dhe shpreson që njerëzit të argëtohen me performancën e tij, meqenëse kanë dy vite që nuk janë në skenë për shkak të pandemisë.
“Jam i lumtur që jam këtu. Jam shumë i lumtur të jem këtu. Shpresoj t’ju pëlqej koncerti sot. Është verë, duhet të bëjmë qejf. Do të jetë qejf, hare, zbavitje, për ju dhe për ne që jemi në skenë. Sepse kemi dy vite që nuk dalim në këto koncerte. Do të jetë një çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, nuk jeni normalë”, tha Bregoviqi./Telegrafi
LEXO EDHE: Sa shishe gaz lotsjellës u hodhën në koncertin e Bregoviqit?