Këngëtari Elton Deda ka prekur me mesazhin e tij kushtuar ndarjes nga jeta të aktorit të njohur dhe regjisorit Pirro Mani, babai i partneres së tij, Jola Mani.
Statusi i Elton Dedës në Facebook
Fluturo tashmë me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjellë shumë gëzime në jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do të të jem mirënjohës për gjithçka, për dashurinë që më dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Jolës por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria që na le! Qofsh i parajsës babi Piro!