Mesjeta e hershme, zbulohen objekte të lashta në Përmet

Dalin në dritë të tjera objekte ndërsa po dokumentohen rezultatet e gërmimeve arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, solli pamje nga gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare zbuluar në Përmet.

“Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër, kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve. Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin Mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI”, – shprehet ai.

Po ashtu, Rama, thekson se zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.

Varreza mesjetare u zbulua gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, transmeton ‘konica.al’.

Punimet u pezulluan, ndërsa specialistët kryen inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

LEXO EDHE: Zbulohen mure fortifikuese mesjetare në sheshin në Gjirokastër, ndërpriten punimet në qendrën muzeale