Mësohet data, ja kur do të mbahet Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë

Pas një pauze rikthehet “Sunny Hill Festival”, festival ky i mirëpritur në vendin tonë. Kjo është bërë me dije përmes njoftimit zyrtar në rrjetet sociale.

“Me 25-28 korrik Sunny Hill Festival 2024. Mezi po presim që të shihni çfarë do të ketë”, thuhet në njoftim.

E kësaj here Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet aty ku e nisi rrugëtimin, pra në Gërmi, por në “Sunny Hill Festival Park”.

Përveç datave se kur do të mbahet ky Festival, nuk janë dhënë detaje të tjera se kush do të jenë performuesit.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival” është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, gjegjësisht në Kosovë, i organizuar nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

ObserverKult


jim morrison lamtumirë

Lexo edhe:

JIM MORRISON: NJERËZIT JANË TË ÇUDITSHËM

oezi nga Jim Morrison

Njerëzit janë të çuditshëm
Kur ti je i çuditshëm
Fytyrat duken të shëmtuara
Kur je vetëm

Gruaja duket e ligë
Kur je i padëshiruar
Rrugët janë të pabarabarta
Kur ti je poshtë

Kur je i çuditshëm
Fytyrat dalin nga shiu
Kur je i çuditshëm
Askush nuk e kujton dot emrin tënd

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult