Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përcolli pasditen e djeshme lajmin se festivali “Sunny Hill” do të zhvillohet në javën e parë të gushtit në Tiranë.
“Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj. Do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. “S’ka si Tirona jo”, shtoi ai.
Festivali Sunny Hill, i parashikuar të mbahej në Prishtinë, do të zhvendoset në Tiranë. Pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës nuk u ka kthyer përgjigje përfundimtare organizatorëve për hapësirën ku do të zhvillohej aktiviteti.
Në një njoftim zyrtar, organizatorët thanë se data e festivalit nuk ka ndryshuar. Dhe se ajo do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht në Tiranë.
Veliaj: Bashkia ka siguruar se gjithçka do të jetë në mënyrë perfekte
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se Festivali “Sunny Hill” që u themelua nga Fondacioni “Sunny Hill”, i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, do të zhvendoset në Tiranë. Ku Bashkia ka siguruar se gjithçka do të jetë në mënyrë perfekte.
Arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes. Dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar dhe mesazhin e organizatorëve të këtij festivali.
“E njëjta datë, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje e ndryshme! Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.
Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition. Ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre.
(Rimbursimi do të realizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim)”, thuhet nga organizatorët./ATSH
Lexo edhe:
TË REJAT E “SUNNY HILL FESTIVAL”, DUKAGJIN DHE DUA LIPA TREGOJNË DETAJET
Këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë dhënë lajmin e mirë me anë të një postimi në “Instagram” se Prishtina do të jetë vendi i përhershëm ku do të organizohet “Sunny Hill Festival” dhe që po mendohet të organizohet në një vend me hapsirë më të madhe…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult