Shkaku i vdekjes së Betty White është konfirmuar. “NBC News” mori një kopje të certifikatës së vdekjes së White, e cila rendit një aksident cerebrovaskular si shkakun e menjëhershëm të vdekjes së saj.
Një aksident cerebrovaskular, i cili është një term mjekësor për një goditje në tru, ndodhë kur rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet, sipas Johns Hopkins Medicine. Kur furnizimi me gjak ndalet, qelizat e trurit fillojnë të vdesin dhe truri humbet funksionin.
Sipas certifikatës së vdekjes, ylli i “The Golden Girls” pësoi një goditje në tru gjashtë ditë para vdekjes së saj më 31 dhjetor në moshën 99-vjeçare, transmeton ‘lapsi.al’.
“Më thanë se Betty kaloi në gjumë të qetë pa dhimbje”, tha agjenti dhe shoku i ngushtë i White, Jeff Witjas në një deklaratë të dhënë për NBC News. “Për mua, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më ngushëllon si miku i saj. Çdo gjë tjetër është private për Betty.”
Pas lajmit për vdekjen e aktores, Witjas lëshoi një deklaratë për “NBC News” ku tha: “Edhe pse Betty ishte gati të mbushte 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë”.
Ai shtoi, “Do të më mungojë tmerrësisht ajo dhe po ashtu edhe bota e kafshëve që ajo e donte aq shumë. Unë nuk mendoj se Betty ka pasur ndonjëherë frikë nga vdekja, sepse ajo gjithmonë donte të ishte me burrin e saj më të dashur, Allen Ludden. Ajo besonte se do të ishte përsëri me të.”
__________________
Lexo edhe:
HISTORI RRËQETHËSE: SARAH HYLAND, AKTORJA QË IU NËNSHTRUA DY TRANSPLANTEVE TË VESHKËS
Sarah Hyland, aktorja e njohur e serialit “Modern Family” (Familja moderne), nuk ka pasur aspak një jetë të lehtë. Ajo u lind me një sëmundje të njohur si displazi renale, ku veshkat nuk zhvillohen plotësisht. Përpara se të mbushte katër vjeçe, kishte hyrë në shtatë ndërhyrje për këtë gjendje.
Mjekët e kishin informuar se…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult