Mësohet shkaku, ja çka ndikoi që Tolstoi të ndryshonte tërësisht

Nga: Brizida Gjikondi

Në moshën 50-vjeçare Leon Tolstoi, romancieri më i madh rus (ai dhe Dostojevski), përjetoi një krizë të thellë të brendshme që e çoi veç një hap larg nga çmenduria. Tolstoi u torturua nga ideja e vdekjes dhe nga përçmimi ndaj elitës ruse.

Ai u distancua nga miqtë e tij intelektualë, duke nxjerrë lakuriq kotësinë dhe egoizmin e asaj shtrese me fjalët “kënaqësia jonë më e madhe ishte të merrnim sa më shumë para dhe lavdërime dhe për të arritur këtë nuk bënim gjë tjetër veçse shkruanim libra e artikuj për gazetat”.

Që nga ai moment Tolstoi hoqi dorë nga veshjet prej zotërie. Hoqi dorë nga luksi, nga alkooli, duhani, dhe privilegjet e tij.

Filloi të bëj një jetë të thjeshtë duke shitur çka posedonte duke ja u dhuruar të varfërve të ardhurat. Në Rusi robëria ishte shfuqizuar më 1861, por, populli, i shtypur nga latifondistët e mëdhenj, jetonte në një mjerim tragjik.

Tolstoi ishte edhe i pari teoricien i jo-dhunës. Ai predikonte vëllazërinë në mes popujve dhe idetë e tij frymëzuan thellësisht një figurë të madhe të shekullit të XX-të, Mahatma Gandhin.

Parabola ekzistenciale e Tolstoit përmban një leksion të çmuar: në çfarëdo moshe njeriu mund të vë në diskutim gjithçka ai beson dhe të rinisë nga fillimi por, duhet të ketë kurajo të gërmojë në Unin e vet dhe në kushtet shoqërore ku jemi nënshtruar, për të kërkuar një kuptim më të thellë për t’ia dhënë jetëve tona. /shqiptarja.com

__________________

Lexo edhe:

KUR TOLSTOI S’NDALEJ ME KRITIKA NDAJ SHEKSPIRIT: NDJEVA NEVERI DHE MËRZI…

Shkrimtari rus, Leo Tolstoi ka bërë një kritikë të gjatë dhe të gjithanshme të Shekspirit. Ai madje duke shprehur edhe habi se pse Shekspiri pëlqehet kaq shumë në të gjithë botën. Mes të tjerash, Tolstoi mendon se Shekspiri jo vetëm që nuk e meriton famën si gjeni, por ai mund të klasifikohet as si autor i rëndomtë. A janë të vlefshme këto…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult