Mësohet vendi, ja ku do të varroset Ismail Kadare

kadarenë

Sot do të varroset shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe ceremonia shtetërore më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës. Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBIN KURTI ME MINISTRA NË TIRANË PËR TË MARRË PJESË NË HOMAZHET DHE CEREMONINË E LAMTUMIRËS PËR KADARENË