“Mësonjëtorja”, filmi i restauruar shfaqet në 80-vjetorin e lindjes së aktores, Roza Anagnosti

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktores Roza Anagnosti, Nderi i Kombit, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizojnë një event për të festuar dhe nderuar aktoren e madhe.

Kjo ditëlindje përkon me Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive që festohet çdo vit më 27 tetor një datë që ka shumë arsye për të festuar dhe që do të kurorëzohet me premierën e filmit të restauruar, “Mësonjëtorja” (Muharrem Fejzo, 1979).

Aktiviteti do të organizohet në Kinema “Millennium”, fillimisht me një pritje dhe nderim për Roza Anagnostin dhe më pas rreth orës 17:00 do të shfaqet filmi i restauruar “Mësonjëtorja”.

Filmi “Mësonjëtorja” u restaurua falë punës së përbashkët mes Harabel Contemporary Art Platform, Abi Bank dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, një partneritet që do të vazhdojë të punojë së bashku për restaurimin e trashëgimisë kombëtare filmike./ATSH

ObserverKult  


Lexo edhe:

ROZA ANAGNOSTI, BUJAR LAKO E ROBERT NDRENIKA- SI U PLANIFIKUA LARGIMI I KËTYRE ARTISTËVE NGA INSTITUCIONET

Pas Plenumit IV të Komitetit Qendror, strukturat e Partisë Komuniste, e vetë udhëheqësit, nisën të ‘spastrojnë’ nga radhët e kuadrove të institucioneve kulturore, çdo element që mund të kishte përbërje jo të mirë politike. ‘Operacioni’ nuk kurseu as emra që kishin një impakt publik të fortë. Këto fakte shpalosen përmes zbardhjes së dokumentit “Informacion i Sektorit të Arsimit dhe Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH”.

Në vëllimet e publikuara autorët Afrim Krasniqi, Beqir Meta e Hasan Bello përmbledhin dokumente të periudhës 1974-1976, një nga më kulminantet sa i përket nivelit të indoktrinimit kulturor në Shqipëri. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


YVES BONNEFOY: A ËSHTË E VËRTETË, SHPIRTI IM…

Ne jemi kthyer në prejardhjen tonë
Është po ai vend që kujtojmë, por i rrënuar.
Dritaret përzjenin shumë drita,
Shkallët ngjiteshin deri te yjet.
Atje janë harqe në shkatërrim, lëmishte,
Zjarri ngjante se digjej në një tjetër botë.

Dhe tani zogjtë fluturojnë nga dhoma në dhomë
Kanatat kanë rënë, shtrati është nën gurë
Oxhaku plot hedhurina qielli që shuhen.

Aty ne flisnim mbrëmjeve pothuaj me zë të ulët
Për shkak të zhurmave të kubesë, por prapë
Ne bënim projekte: por një barkë,
E ngarkuar me gurë të kuq, largohej
Me turr nga një breg, dhe harrimi
Hidhte tashmë hirin e vet mbi ëndrrat
Që riciklonim pa fund, mozaikë imazhesh
Zjarri që ka për t’u djegur deri në ditën e fundit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult