Mësues… a nuk e sheh sa është prishur shoqëria?

“Mësuesi dhe bajraku i mirësisë!”- Rrëfenjë kineze

“Mësues! A nuk e sheh sa është prishur shoqëria? A nuk e sheh krimin, shfrenimin, babëzinë, antivlerat, ndotjen shpirtërore dhe fizike?

A nuk e sheh se njerëzit janë dhënë vetëm pas kënaqësive, pas çdo të keqeje dhe po humbasin çdo vlerë e virtyt?” iu shkarkua djaloshi të cilit i digjte zemra për vendin dhe njerëzit e tij.

Mësuesi i tij, qetë qetë, ia ktheu: “Po o bir, e shoh. Njerëzit e ligë, kanë ngritur flamurin e ligësisë dhe rreth tyre janë mbledhur me qindra e mijëra njerëz.

Kur njerëzit nuk kanë me çfarë të identifikohen, me të parë një flamur që ngrihet do të shkojnë të identifikohen me të, pasi nevoja për identitet është e ngulitur thellë në qeniet e tyre.

Në çastin kur unë dhe ti, të ngremë flamurin e vlerave, të mirësisë, virtytit dhe moralit, vlerat e kontributit, punës dhe suksesit, do të shohësh që me mijëra e qindra mijëra do të na bashkangjiten.

E kush nuk e do të mirën biri im! Ne thjesht duhet t’ua tregojmë njerëzve si është e mira, por me veprat tona ama”.

(huazuar nga F. Gjymishka)

ObserverKult


Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KËTU TË DUA…

Këtu të dua.
Në pishat e errëta shpështillet era.
Vezullon hëna mbi ujërat endacake.
Shkojnë ditët njësoj pas njëra-tjetrës.

Shpaloset bora në figura vallëzuese.
Një çafkë e argjendtë rrëshqet prej perëndimit.
Herë-herë një velë. Lart, lart yjet.

O kryq i zi i një barke.
Vetëm.
Herë pres të gdhijë, dhe shpirti m’është qull.
Oshëtin, rioshëtin deti tutje.
Ky është një port.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult