Mësuesi ideal për gjeneratat Z (Gen Z) dhe Alfa (Gen Alfa)

mësuesi

Cili është mësuesi ideal?

Le të përpiqemi të klasifikojmë aspektet pozitive, ku atyre mund t’iu shoqërohen, zgjedhje të ndryshme profesionale, drejtuese dhe aftësive shpërndarëse që mësuesit duhet dhe do të duhet të zotërojnë.

Nga Lekë Pepkolaj

Mësuesi digjital kompetent:

Kjo është një figurë e re e mësuesit ku teknologjia digjitale përdoret për të përmirësuar dhe lehtësuar veprimtari të reja të pamendueshme më parë, duke i integruar ato në praktikat e mësimdhënies. Ky mësues bashkon elementet tradicionale të praktikave të mësimdhënies me përdorimin e teknologjisë (mobile dhe jo vetëm) së tanishme si një strategji brenda kulturës arsimore, me krijimin e një pune pedagogjike-didaktike digjitale të përshtatshme.
Ky mësues di të identifikojë dhe të zbatojë në lëmin didaktik, aplikacionet digjitale më specifike për lëndën, duke shtuar dhe pasuruar qasjet ndërlëndore, përfshirjen, shumëllojshmërinë, ndërveprueshmërinë dhe lojën në mësimdhënie dhe nxënie.

Mësuesi frymëzues i didaktikës digjitale:

Figurë e mësuesit me detyrë disa vjeçare dhe me funksione të projektimit,  të organizimit të planeve arsimore, për teknologjitë që ndihmojnë në mbështetjen e veprimeve të Planit Kombëtar të Shkollës Digjitale, pra me krijimin dhe zbatimin e projekteve të inovacionit digjital që përhapin praktikat e mira nëpër shkolla, madje edhe me veprimtari konkrete didaktike.
Ky mësues është një figurë e rëndësishme në shkollë, nëse mbështetet dhe trajnohet, ku mund të lehtësojë procesin inovativ-digjital që zhvillohet në botën e arsimit. Gjithashtu, stimulon trajnimet brenda shkollës, nxitë pjesëmarrjen e komunitetit të shkollës (drejtues, mësues …) në laboratorët e tyre dhe në ato të organizuara në ambiente të tjera, për realizimin e një kulture digjitale të përbashkët.

Mësuesi elastik dhe përshtatës (EP):  

Një mësues që duhet të modifikohet, të përshtatet, ashtu si uji, në rrugën ose enën e tij. Një mësues që nuk imponon më zgjedhjen e tij didaktike, por e ndan dhe dëgjon nxënësit. Mësuesi EP është i aftë të lexojë në rrjetin e informacionit, në strukturën e tekstit, mundësitë krijuese që është në gjendje të ofrojë një mjedis digjital, pra një mësues i disponueshëm dhe fleksibël për të rishikuar didaktikën (mësimin) dhe për një komunikim didaktik shumëformësh dhe multimedial. Elasticitet dhe përshtatje do të thotë të jesh krah për krah në mënyra të ndryshme me nxënësit, duke i lejuar ata që në klasë të japin një kontribut real të jetës së përditshme.
Ky mësues largohet nga podiumi për të kuptuar se çfarë kanë nevojë nxënësit, duke personalizuar nxënien dhe duke e kthyer klasën ‘përmbys’ për t’u afruar realisht me nevojat dhe qëndrimet e të nxënit, duke përmbushur kështu rolin e tij edukues përmes shpërndarjes.

Mësuesi AR (Augmented Reality) dhe RV (Virtual Reality):

Figura e një mësuesi që përdor ‘realitetin e shtuar’ dhe ‘virtual’ në praktikën e përditshme, duke rritur aftësitë e tij të mësimdhënies përmes hulumtimeve virtuale dhe duke i bërë nxënësit të kuptojnë më mirë mesazhin didaktik të paraqitur. Ky mësues i lejon nxënësit të ndërveprojnë duke u bërë protagonistë të interesuar dhe jo vëzhgues pasiv. Gjithashtu u lejon atyre të përfitojnë nga një “mjet digjital” që ndërvepron me realitetin përreth, domethënë me një “ndërfaqe të kompjuterizuar” që integrohet dhe përfshihet në botën reale dhe derisa të merret (ngjan) si reale.
Në praktikën mësimore mësuesi kryen një veprimtari edukative në përputhje edhe me parimet e teorisë konstruktiviste, duke qenë se i vendos nxënësit në qendër të nxënies të tyre dhe në kushtet e verifikimit dhe kontrollit të procesit të përvetësimit (metakonjitive) nëpërmjet ndërveprimit të madh dhe marrëdhënie me mjedisin virtual dhe real që e rrethon.

Mësuesi organizues i vizitave mësimore:

Ai është një mësues që luan rolin e tij duke organizuar aspektet edukative dhe didaktike për projekte të vizitave mjedisore, sportive dhe kulturore. Mësuesi planifikon, shoqëron dhe ndan me nxënësit e tij drejtime formuese reale ose virtuale, duke krijuar kështu një diskutim didaktik ndër më të mirat për t’u thelluar, për të nxënë dhe shijuar, entuziast për vendet natyrore, artistike, peizazhet, muzetë, zonat arkeologjike etj.
Jeta shkollore nuk duhet të jetë thjesht një grup mësimesh ballë për ballë ose në distancë, por duhet t’i shndërrojë të rinjtë në “turistë kulturorë” përmes drejtimeve didaktike të identifikuara dhe të zgjedhura për rëndësinë e tyre dhe për emocionet që mund të ngjallin. Nismat e shumta të ‘realitetit të shtuar’ AR kanë bërë të mundur krijimin e vizitave virtuale që janë sigurisht të pasura dhe tërheqëse dhe me mundësinë e ndërveprimit, veçanërisht duke vizituar muzetë virtual në mbarë botën.

Mësuesi ofrues i burimeve didaktike:

Ky mësues duhet të zbatojë me kolegët ndarjen profesionale të artikujve, librave, mësimeve ose planeve të njësive (didaktike ose të nxënies) dhe mjeteve të vlerësimit.

Mësuesi specialist didaktik:

Ai është një mësues që punon me kolegët për të zbatuar strategji të efektshme të mësimdhënies. Ai mund, në bashkëpunim me mësues të tjerë, të sugjerojë ide për të dalluar udhëzimet ose të planifikojë mësimet (leksionet), mund të studiojë strategjitë e klasave të bazuara në hulumtime dhe të zbulojë se cilat metodologji mësimore janë më të përshtatshmet për shkollën, gjithashtu në dritën e mjeteve të reja digjitale dhe të ndajë të gjitha rezultatet me kolegët.

Mësuesi specialist i kurrikulës:  

Ky mësues duhet të analizojë modelet e përmbajtjes (lëndës) dhe mënyrën se si pjesët e ndryshme të kurrikulës lidhen me njëra-tjetrën. Duhet të përdorë kurrikulën në planifikim e udhëzimeve dhe vlerësimit, gjë që është thelbësore për të siguruar zbatimin kompakt të kurrikulës në një shkollë. Ai duhet të drertojë kolegët të bien dakord për procedurat standarde, të ndjekin kurrikulën e miratuar, të përdorin grafikët e përbashkët stimulues dhe të zhvillojnë vlerësime të përbashkëta.

Mësuesi mbështetës i klasës:

Kjo mësues punon brenda klasave për të ndihmuar mësuesit e tjerë që të realizojnë ide të reja, duke treguar shpesh zhvillimin e një mësimi, duke e dhënë atë, duke vëzhguar e komentuar dhe duke mbështetur kolegët që të jenë në gjendje të zgjidhin me sukses problemet e mesimdhënies dhe të nxënies.

Mësuesi lehtësues i nxënies:

Ky mësues punon për të fokusuar përqendrimin në atë që është në gjendje të përmirësojë njohuritë e nxënësve. Kështu, nxënia profesionale bëhet më e rëndësishme, i përqendruar në punën e mësuesve në klasë dhe i përshtatur për të mbushur boshllëqet në të nxënit e studentëve. Në këtë mënyrë krijohen komunitetet e nxënies të cilat mund të thyejnë normat e izolimit të pranishme në shumë shkolla.

Mësuesi katalizator i ndryshimit:

Kjo është një figurë “vizionari” që nuk kënaqet kurrë me gjendjen paraprake, por që kërkon gjithmonë një mënyrë për t’u përmirësuar. Mësuesit që marrin rolin e katalizatorëve ndihen të sigurt në punën e tyre dhe kanë një angazhim të fortë për përmirësim të vazhdueshëm.
Bëni pyetje për të gjeneruar analiza dhe verifikim të të nxënit të nxënësve, inkurajoni kolegët të reflektojnë dhe analizojnë punën e tyre për të kuptuar se si të ndryshojnë praktikat e tyre të mësimdhënies për të përmirësuar angazhimin dhe performancën e studentëve.

Mësuesi drejtues i didaktikës:

Ky është një mësues që përpiqet të vendoset në procesin e nxënies dhe ai që ka në dispozicion mjete të ndryshme dhe ndërmerr një marrëdhënie edukative të bazuar në dialog dhe “prodhimin” e materialit mësimor në teatrin e dijes. Mësuesi “drejtor” përpiqet të kuptojë se si nxënësit e tij nxënë, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i vendosë ata në vetë skenën e të  nxënit, duke rritur dhe zhvilluar potencialin dhe aftësitë e tyre për t’i ngritur në nivelet më të larta arsimore.
Ai është i vetëdijshëm se mjetet kompjuterike do t’u siguronin mësuesve mjete të reja digjitale për të marrë pjesë në proceset nxniesë të nxënësve përmes një shkëmbimi “relativ” (në klasë dhe në distancë) dhe “ndërtimit didaktik” të “objekteve” reale të dijes.

Mësuesi menaxher projekti:

Ky mësues në vend që të merret me didaktikën, marrëdhënie edukative dhe pedagogjike, specializohet të mbështesë, duke kopjuar modelin industrial, anën organizative, në lidhje me procesin dhe rrugën, dhe metodën, në vend të mekanizmave të të nxënit. Pamja intelektuale, pas një qasjeje të vjetër kognitiviste, nuk vendoset më në krahun e njerëzve, por drejt teknologjive të reja digjitale që marrin një funksion që shkon përtej përdorimit dhe njohjes së mjeteve të thjeshta digjitale.

Mësuesi si lehtësues empatik

Ai është një mësues që di të ndërtojë marrëdhënie ndërpersonale “të dobishme” dhe të krijojë mjedise bashkëpunuese që favorizojnë dhe lehtësojnë zhvillimin harmonik të personit dhe një nxënie të qetë, duke vënë në dispozicion përvojën e tij profesionale, ndjeshmërinë pedagogjike, inteligjencën emocionale, të vetëdijshëm se momenti më delikat i rrugës didaktike nuk është ai i hyrjes në përmbajtje (lëndë), por ai i zbatimit dhe ripërpunimit të tyre.
Mësuesi empatik hyn në botën e nxënësit dhe arrin të perceptojë sikletin, zhgënjimin, gëzimin ose qetësinë dhe në një farë mase di të kuptojë nevojat e tyre, pa shkelur kufijtë mes vetes dhe nxënësit të tij.  Për më tepër, duke kuptuar më shpejt realitetin e përjetuar nga të tjerët, ai është në gjendje të marrë vendime që nuk ndikohen vetëm nga këndvështrimi i tij.

II mësues projektues didaktik:

Figura e mësuesit që duhet të jetë në gjendje të ndërtojë drejtime ad hoc (me këtë qëllim), të zbatojë metodologji didaktike aktive, të përmirësojë vlerësimin autentik. Kompetencat dhe karakteristikat e një mësuesi “projektues didaktik” janë të ndërtojë drejtime, multimediale ose jo, të cilat janë të ndryshme sipas objektivave dhe, mundësisht, nevojave të individit/grupeve të nxënësve; duhet të jetë gjithashtu në gjendje të vlerësojë herë pas here mundësinë e përdorimit të mjeteve didaktike tradicionale ose multimediale, me besimin se vetë teknologjia dixhitale nuk është ilaçi dhe as zgjidhja e sfidave të reja didaktike.
Ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje të gjejë në internet dhe të ndajë mjetet më të përshtatshme për të ndërtuar drejtime të didaktikes aktive dhe asaj eksperimentuese bazuar në përvoja konkrete, duke iu referuar veçanërisht metodologjisë së storytelling (digjitale dhe të tjera), problem solving, zgjedhjës së lëndës (content curation) dhe peer to peer education. Projektuesi didaktik planifikon dhe zbaton drejtime formuese që sigurojnë gjithmonë një vlerësim autentik në fund të kursit (apo ndonjëherë edhe në vazhdimësi) sa më shumë që të jetë e mundur të ndara dhe të dakordësuara me vetë nxënësit.

Mësuesi edukator

Ky mësues e luan rolin e tij me një qasje kritike ndaj kulturës humaniste dhe shkencore. Edukator bëhet kur nuk kufizohet në paraqitjen tek nxënësit me një sërë vlerash, të tilla si përmbajtje abstrakte dhe të denjë për vlerësim, ngjallje tek ata liri respektuese ndaj të tjerëve, ndjenjën e përgjegjësisë, një kërkim të sinqertë dhe të vazhdueshëm për dije, kritika e ekuilibruar dhe e qetë, solidariteti dhe altruizmi, ndjeshmëria ndaj drejtësisë, ndjenja e detyrës dhe angazhimi i përditshëm, ndërgjegjësimi për t’u thirrur për t’u bërë persona pozitiv të ndryshimit në një shoqëri në zhvillim të vazhdueshëm.

Mësuesi mentor-trajner:

Një figurë mësuesi që merr rolin e modelit referues në rritjen shkollore dhe personale të nxënësit dhe i aftë të kuptojë aspektet e karakterit, qëndrimet, interesat dhe pasionet dhe të zhvillojë drejtime njohurishë shumë të personalizuara. Figura e re e mentorit-trajnerit vë aftësitë dhe njohuritë e tij në dispozicion të nxënësve për t’i ndihmuar ata të nxënë duke nxitur diskutimin, duke nxitur zhvillimin e të menduarit kritik dhe duke i shoqëruar ata në përvojën në terren nëpërmjet një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë dhe krahasimi të vazhdueshëm në një dinamikë dydrejtimshe.
Detyra e tij është t’i ofrojë nxënësit një drejtim nxëniet të personalizuar dhe tërheqëse me të gjitha mjetet që mund t’i nevojiten për të përshtatur dhe arritur më mirë qëllimet e tyre dhe gjithashtu falë përvetësimit të një metode.

Mësuesi ideal

Pasi kemi analizuar të gjitha këto figura të mësuesit të shkollës së re, secili pyet se cila është figura më e përshtatshme për karakteristikat dhe profesionalizmin e tyre, përgjigja është vetëm një…

Çdo mësues duhet t’i përmbledhë në vete, në shkallë të ndryshme, duke favorizuar herë pas here ato më të përshtatshmet për situatën e pranishme për të vlerësuar didaktikën (mësimin) e tij dhe për të kënaqur nevojat e nxënësve.

ObserverKult

Lexo edhe:


MËSUESI AKUZON TV-TË: ME PROGRAMET PLEHRA PO KULTIVONI INJORANCËN! TURP!