“Mësuesit në kufijtë e varfërisë ekstreme”: Si t’i ushqejnë fëmijët me 5 euro në ditë?

Ilir Meta mesuesit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Kjo javë” ka folur edhe për protestat e pedagogëve për rritjen e pagave.

Ai u shpreh se mësuesit janë në kushtet e varfërisë ekstreme dhe se me pesë dollarë në ditë është e vështirë të përqendrohen në edukimin e fëmijëve të qytetarëve, kur nuk janë të sigurt si do të ushqejnë e rrisin fëmijët e tyre.

Nisida Tufa (gazetare): Folët për korrupsion qeveritar 12 mln euro. Planifkion PL të denoncojë këto abuzime?

Ilir Meta: Pa asnjë diskutim. Na duhet shumë kapacitet teknik juridik për të formuluar paditë. Një punë shumë e kujdesshme dhe e mirëfilltë ligjore.

Nuk ndalen në hajdutërinë e tyre. Nuk ka gjuhë tjetër për çmimin e naftës, kur sheh se si del nga KE nga institucionet europiane sa paguhen mësuesit në Europë dhe di sa paguhen në Shqipëri.

Ndërkohë në Mal të Zi paguhen më shumë se dyfishi. Kur pedagogët këtu ngrihen në grevë se duan në 2 vite 50 përqind rritje page… Të bëhet të paktën sa në Kosovë.

Bëjnë propozime qesharake që një pjesë e shtesës të plotësohet nga kontributet e studentëve, të cilët nga ana tjetër kërkojnë mbështetje. Ndjeshmëria është zero.

Një njeri i papërgjegjshëm që nuk ka pasur problem shpopullimin madje preferon të ikin shqiptarët e të vijnë bangladeshasit, tashmë fajëson Europën që po na merr qytetarët se paga më të larta.

Nuk ikën kush veç për pagat. Mësuesi i takon një shtese të mesme të shoqërisë. Kemi dy mësues bashkëshorti e bashkëshortja marrin pagë 8200 euro, mesatarisht 2 fëmijë. I bie 2 mijë euro për person në vit, si mund të përballohet ushqimi, veshja, qeraja e gjithçka tjetër.

Ku ta ketë mendjen mësuesi ku me 5 dollarë në ditë jemi në kufijtë e varfërisë ekstreme në Shqipëri. Mësuesi të mësojë e edukojë fëmijët e qytetarëve apo si të ushqejë e të rrisë fëmijët e tij. Rama nuk i bën këto llogari se ndryshe nuk do të vidhte siç vjedh, e nuk do të lironte një nga zbatuesit kryesor të urdhrave të tij.

ObserverKult

Kliko edhe:

HISTORIA E DHIMBSHME E HOLLIVUDIT: PARA SE TË NDËRRONTE JETË AJO IU HODH MBI TRUP DHE…