Kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh i hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit shqiptar Rikard Ljarja. Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta tha se kjo është një humbje e pazëvendësueshme.
“I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja. Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqipare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij. Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!”
Presidenti shprehu ngushëllime për familjarët e aktorit dhe theksoi se kujtimi i tij do të jetë i