31 vite nga rrëzimi i diktaturës, produksionet e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, vijojnë të transmetohen. Kinostudioja, e ngritur më 10 korrik 1952, do të prodhonte deri në vitin 1991, 227 filma, 1145 dokumentare, 1006 kronika dhe reportazhe , 122 filma vizatimore.
Por pse filmat shqiptar të prodhuar para 1990 kanë ende peshë? A janë pasuri kombëtare apo propagandë komuniste? Kjo temë u diskutua gjatë, kohë më parë, në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte Mevlan Shanaj, aktor (Mjeshtër i madh, artist i merituar).
Gjatë fjalës së tij, Shanaj u shpreh se është krejtësisht kundër këtij përcaktimi. “Unë distancohem nga ky studim, është një marrëzi. Është bërë nga njerëz që nuk kanë kompetenca, aftësi, po të vijnë nga perëndimi nuk flasin kështu. Janë njerëz të rastësishëm që ulën në kafene dhe bëjnë këtë studim”, tha Mevlani.
Ai u shpreh se nuk duhet të merret në konsideratë çdo fantazi, jo çdo gjë duhet të bëhet publike.
“Unë jam profesionist, nuk reagoj, reagimet i bëjnë njerëzit amator në rrugë”, vijoi Shanaj.
I pyetur se ku është sekreti që shikohen ende ato filma, aktori i mirënjohur tha: “Filmi është jetë, histori, balet, psikologji, romancë, pikturë, muzikë, mal, lum që të mbytet kush nuk di not”./(gazeta shqip)
———————
Lexo edhe:
MEVLAN SHANAJ: S’KA AKTOR MË TË FUQISHËM NË SKENË SE KADRI ROSHI