Mevlan Shanaj “i habitur” për këtë shfaqje: Një “i çmendur” e një tekst unikal

Me humor e ka analizuar regjisori Mevlan Shanaj shfaqjen e re të Leka Bungos e Viktor Zhustit, “Testamenti” që u vu në Teatrin Kombëtar, përmes një postimi të postuar së fundmi në rrjetet sociale.

Shanaj i cilëson të “çmendur” dhe ju uron çmenduri të vazhdueshme me pjesë teatrale.

Postimi i plotë i Mevlan Shanajt:

Këta dy artistë kanë një miqësi gati prej 70 vjetësh, nëse gabohem pak, më lejohet. Brenda një viti vijnë të dy me dy drama ku na shpalosen si 50-vjeçar të ditur dhe më shumë se të mençur.

Në dramën e Dushan Kovaçeviçiit u përkonte drama me një vështrim gati biografik dhe tani më shumë se biografik të të dy autorëve! Të dy, autori regjisori Bungo me këtë Viktor Zhustin (ndoshta është çmendur) burri 81 vjeç qëndron në skenë i vetëm, sikur edhe fizikisht të qëndronte për mbi 90 min përsëri do çuditeshin mjekët e intelegjencës artificiale! Po ky interpreton duke mbajtur mend një tekst të shkruar (po nga një i çmëndur tjetër).

Lutem, më kuptoni dy njerëz 80-vjeçar na shpalosin një “Testament” unikal si tekst dhe unikal në rang jo shqiptar, me performancën që na ngërtheu në Teatrin Kombëtar!

Me këtë rast i uroj Leka Bungos Gëzuar 100! Viktor Zhustit vazhdo çmendu se kemi nevojë për kësi goditjesh! Mos humbisni rastin të merrni një sarkazëm të panjohur për diktaturën komuniste dhe në vazhdim simptomat recidiviste!

ObserverKult


Gerhard Pregapuca:
Gerhard Pregapuca

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: IDEN, AS N’ANDËRR S’MUNDËM ME QENË BASHKË!

Poezi nga Gerhard Pregapuca

Iden!
Të kam thërritë në gjumë
E zgjimin s’e kam dashtë.

Iden!
Sa herë kam dalë kundra natyrës.
Erën…!
Kam urry kur flokët t’i ka prekë.
Shiun…!
Pse n’lëkurë të ka rrëshkitë
Si me pas qenë buzët e mia.
E buzët e mia, s’do mundnin
aq rrëmbyeshëm me t’puthë.
E dielli?!
Pse fuqi ka me t’i ba sytë me shkëlqy
ma fort se unë.

Iden!
T’kam thërritë n’gjumë.
E forcë m’u zgju s’kam pasë.

E pse me u zgju?!
E pse jo…!

Iden!
As n’andërr
s’mundëm me qenë bashkë.
As n’zhgjandërr.

Po unë e gjej një forcë në vete,
veten me mujtë me e bindë
Se është ma mirë kështu.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult