Mevlan Shanaj ka disa fjalë për Ismail Kadarenë: Mos e anatemoni

Në emisionin Profil së fundmi ishte i ftuar Mjeshtri i madh Mevlan Shanaj për të rrëfyer për jetën e tij personale dhe karrierën e tij të gjatë si aktor dhe regjisor.

Ai komentoi dhe Ismail Kadarenë, për të cilin shprehu vlerësimin e tij dhe tha se shqiptarët që e anatemojnë nuk kanë të drejtë.

“Ismail Kadare është një artist nga Shqipëria i përkthyer në 46 gjuhë. Mbylle gojën, kush je ti anonim? Ti je një njeri që s’di të lexosh ndër rreshta. Ka bërë kompromise, edhe ai ka bërë. Janë 46 kombe që kanë nevojë për mendjen e tij,” – u shpreh Shanaj.

Shanaj është një figurë e dashur për publikun shqiptar si aktor, regjisor, producent  dhe skenarist. Në fillimet e tij nisi shkollën për ndihmës mjek dhe punoi dy vite në këtë profesion por më vonë e la pergjysmë për t’ju perkushtuar artit./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ TREGON BISEDËN E FUNDIT ME VLADIMIR PRIFTIN: E LAMË QË SË SHPEJTI TË SHIHESHIM…

Është ndarë nga jeta dje në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur i filmave shqiptarë, Vladimir Prifti.

Aktori Mevlan Shanaj me anë të një postimi së fundmi në Facebook tha se me vdekjen e regjisorit Prifti ekranit shqiptar i ka ikur një regjisor i shquar, njeri me humor dhe pasion për artin.

Shanaj më tej i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e më të dashurit të tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult