Mevlan Shanaj kujton Piro Manin, ka disa fjalë edhe për Sali Protopapën

Pavlina dhe Piro Mani

Diçka për Sali Protopapën

Në vitin 1970 pra 51 vite më parë u shfaq në ekranin shqiptar filmi “ I teti në bronz” me skenar të Dritero Agollit dhe regji të Viktor Gjikës. Ndër personazhet më emblematik ishte figura e Sali Protopapës.

Nga Mevlan Shanaj

Me sa kujtoj në diskutimet krijuese mes regjisorit dhe aktorit Piro Mani, shkëmbenin mendime për një trajtim të karakterit ala “ Taras Bulba” të dy njihnin mirë kulturën e vërtetë ruse!

Unë kisha parë një punë diplome me film të dy kineastëve shqiptarë sipas një vepre të Heminguejt. “Askush asnjëherë nuk vdes” në rolin kryesor interpretonte studenti për regjisor teatri, i talentuari Piro Mani.

Studentët e shkëlqyer të kamerës Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika me këtë film u vlerësuan me notën maksimale, më pas ky film u shpall fitues në Poloni në një konkurrim mes studentave!

Kështu bashkëpunimi për realizimin e karakterit të Sali Protopapës po pritej me kuriozitet në mjediset tona.

Gjatë xhirimeve, u bë kujdes me maskën e personazhit, veshjen duke u plotësuar më pas me konceptimin e figurës artistike që nga gjestet e aktorit deri në marrëdhëniet dramaturgjike me shpurën e Saliut dhe kundërshtarëve! Po lindëte sipas mërmërimave një çudi artistike.

Kjo vërtetohet edhe sot! Jo pak herë, përmendet figura artistike e Sali Protopapës si një shprehi dhe lidhet me shumë biseda sipas rrethanave. Ndonjëherë nuk e kam kuptuar këtë simpati të publikut për këtë figurë artistike!

Nuk ka figurë artistike më të lakuar në Shqipëri se sa Sali Protopapa! Më ka befasuar “pajtimi kombëtar” që ka mbërritur niveli artistik i figurës se ballistit Sali Protopapa, interpretuar madhërishëm nga magjia që ka emrin Piro Mani. Është rasti për të theksuar se niveli artistik ka mposhtur historinë!

ObserverKult

Lexo edhe:

LUTJA QË E KISHTE BËRË PAVLINA MANI: LËRENI TË QETË PIRRON SE ËSHTË NË…