Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, ka përgatitur një dokumentar për të madhin Rikard Ljarja.
Dokumentari do të transmetohet për herë të parë më 1 prill, kur Ljarja do të mbushte 80 vjeç. Shanaj fton këdo që ka dëshirë, të marrë pjesë, pasi hyrja do të jetë falas.
“Ky portret u shfaq më 1967 në ekranin shqiptar! Erdhi si një risi në kinemanë moderne!
Dlirësia, ëmbëlsia, ngrohtësia e këtij artisti ka jetuar për mbi 50 vjet në çdo shtëpi shqiptari!
Ende ju viziton. Më thonë që përsëri çmalleni me të. Më 1 prill do të kishte 80-vjetorin.
Ju ftoj në kinema Millenium datë 1 prill, ora 19.00 të përjetoni emocione të jetës suaj!
Dokumentari “RIKARD”. Hyrja nuk është me bileta, por çdo kush me një karafil të kuq në dorë!
Ju ftoj ta shndërrojmë në homazh për artistin që erdhi i pari dhe mbeti i pakonkurueshëm”, shkruan Shanaj, që përveçse koleg, ka qenë edhe mik i ngushtë me Rikard Ljarjan.
Ndaj dhe po na e risjell edhe njëherë ‘të gjallë’, ashtu siç e shohim çdoherë në ekran./vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
MEVLAN SHANAJ KUJTON PIRO MANIN, KA DISA FJALË EDHE PËR SALI PROTOPAPËN
Diçka për Sali Protopapën
Në vitin 1970 pra 51 vite më parë u shfaq në ekranin shqiptar filmi “ I teti në bronz” me skenar të Dritero Agollit dhe regji të Viktor Gjikës. Ndër personazhet më emblematik ishte figura e Sali Protopapës.
Nga Mevlan Shanaj
Me sa kujtoj në diskutimet krijuese mes regjisorit dhe aktorit Piro Mani, shkëmbenin mendime për një trajtim të karakterit ala “ Taras Bulba” të dy njihnin mirë kulturën e vërtetë ruse!
Unë kisha parë një punë diplome me film të dy kineastëve shqiptarë sipas një vepre të Heminguejt. “Askush asnjëherë nuk vdes” në rolin kryesor interpretonte studenti për regjisor teatri, i talentuari Piro Mani.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult