Nga Mevlan Shanaj
Xhanfize Keko, regjisore e madhe jo vetëm shqiptare! Ajo me filmat “Kur xhirohej një film”, “Beni ecën vet”, “Tomka dhe shokët e tij”, ka befasuar kritikën botërore! Dhe ja pra ky personalitet artistik, në jetën e përditshme ishte një ndër gratë më të zakonshme të Tiranës!
Për mua që kishim miqësi mbeti “Grua e çuditshme”. Për sa kohë jemi takuar në mjedise të ndryshme, kryesisht familjare, nuk bëri regjisoren në asnjë bisedë! Më bënte përshtypje kjo mënyrë e jetës së saj! Në ato vite ajo u bë Mbretëresha e filmit për fëmijë! Në atë rrugë u fut gradualisht duke dhënë film pas filmi modelin e madhështisë krijuese! Mendoni ishte në konkurrencë me burrat më të zëshëm të ekranit!
Nuk di se si rridhnin gjithë bisedat për filmat e realizuar apo që kishte nëpër duar! Tregonte për realizimet e saj natyrshëm, si një vazhdim ndodhie duke hequr në çdo rast magjinë e filmit! Mënyra e tregimit të Xhanos ishte aq miqësore si një bisedë familjare dhe me thjeshtësi sikur tregonte si për një shëtitje, apo një mbjellje të një peme, apo si për një ngjarje fëmijësh, apo si për një drekë apo darkë mes miqësh, apo sikur sapo lexonte një libër! Çudi që në të gjitha rastet që tregonte ashtu natyrshëm të mbushte me aq jetë, ta nguliste në mendje sa nuk e harroje kurrë!
Kujtoj miqësinë e Xhanos me Natashën, i shikoja si dy mike të thjeshta që nuk kishin aspak dukjen e artisteve, por si dy mike të mira që diçka po shtynin për më tej në kafene, si një vazhdim i pandalshëm! Në mënyrën me njerëzoren Xhanua regjisore tregonte hallet e Xhanos nënë, grua, nuse, vjehrrë dhe ti ndiheshe, bëheshe pjesëtar i afërt i “halleve” të saj! Magjia e saj qëndronte te thjeshtësia dhe sinqeriteti!
Pas ndarjes me të, me dhjetëra herë vazhdonim bisedën si një bashkëbisedim që të linte qetësia e timbrit të ngrohtë! Shumë herë e kemi konsideruar me Natashën mike të këshillave familjare që të bënin mirë, si ai ilaçi që të jep paqe pa e kuptuar! Kishte një lloji përralle jete në filmat e saj! Kemi qenë së bashku me Natashën, të privelegjuar të merreshim me jetën e Xhanos tonë, për ta përjetësuar në dokumentarin “Koha e pelikulës”, një titull që përfaqësonte më së miri këtë personalitet! Besoj ju kujtohet, inaugurimi i Kinostudios, vajza me gërshërë në dorë më 1952, ishte Xhanfise Çipi Keko! Kur iku Xhanua nga Kinostudio, iku dhe pelikula së bashku me shumëçka nga prodhimi i filmit në Shqipëri!
Filmat vazhdojnë, ja sapo lexoja se ” Taulanti kërkon një motër” qenka shfaqur me sukses nëpër botë! Vazhdon Xhanfise Keko të jetë nëpër kinematekat botërore si një zbulim! Në fund të jetës, pas ikjes fatale të Dorit, na ftonte nëpër lokalet apo restorantet ku e kishte çuar Dori! Një ditë na tha: Ja duke ardhur nëpër këto vende që më sillte Dori, sikur çmallem me të! Po Xhano, edhe ne gjatë kohës që merreshim me dokumentarin tënd, edhe çmalleshim, edhe përmalleshim! Një mall që gjithë “personazhet e tu të rritur”, e ruajnë. Ti nuk e di, por “arrakati” që të donte ndoshta më shumë se gjithë të tjerët, Tomka ( Enea Zhegu) na ka ikur! Sa shumë shqiptarë të kujtojnë sot, që nuk ka më filma për fëmijë! Monumentin më të bukur ja ke krijuar gruas regjisore, si një model përjetësie! Ti ishe qielli dhe toka e ëndrrave të fëmijëve! /vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT SHVARC: SHUM’ E DUA DASHURINË, POR S’MË DASHKA DASHURIA!
Poezi nga Robert Shvarc
Nuk e dua gjithnjë jetën,
nuk e dua as rehatin,
por të them, ç’ësht’ e vërteta,
nuk e dua as mëkatin!
Shum’ e dua dashurinë,
por s’më dashka dashuria!
Qënka zor, që të jetosh
me thërrime dhe shkëndija!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
YEVGENY YEVTUSHENKO: MOS U LARGO…
Poezi nga Yevgeny Yevtushenko
Mos u largo… mos u largo prej meje
Kështu do të largohesh dhe nga vetja
Duke tradhtuar veten përgjithmonë
Do të bësh gjënë më të pandershme
Mos u largo… të largohesh është e thjeshtë
Të bashkohesh sërish është e pamundur
Vdekja prej fundesh përgjon çdo lëvizje
Dhe në një çast të shkurtër ajo është e pafundme
Mos u largo… harroje njeriun e tretë
Në dashuri ka vetëm dy. Nuk ekziston i treti
Le të jemi më të pastërtit në Ditën e Gjykimit
Kur boritë do të ushtojnë në kohën e rrëfimit
Mos u largo… e kemi shpërfillur mëkatin
S’na zë ligji, nuk jemi mëkatarë
Së bashku do të jemi më të denjë për të falur
Ata që në zemër na plagosën pa dashur
Mos u largo… kushedi sa largohen këtë çast
A mund të ritakoheni ju të dashuruar në shekujt që vijnë?
A është e mundur dyshja juaj në botë
Po dyshja jonë? Vetëm mërzi për fëmijët
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult