Mevlan Shanaj: Xhelozia, fjalë që e dëgjojmë çdo ditë te artistët…

Nga Mevlan Shanaj

Fjala më e rëndomtë që të zënë veshët në jetën e përditshme është fjala xhelozi. Kjo fjalë pa atdhe apo kombësi nuk dihet çfarë moshe ka!

Nuk kam dijeni se si shfaqet në botën shtazore, sepse patjetër që në çastin kur vijnë në jetë qeniet e gjalla vijnë së bashku me tërë instiktet e jetës!

Dashurinë dhe urrejtjen, të mirën dhe të keqen, gëzimin dhe dhimbjen! Ne e dimë se si shfaqen në botën njerëzore, të gjitha këto, por ato që nuk na shqiten janë zilia dhe xhelozia, të cilat e kanë mbijetesën sa të jetë jeta!

Po si lind?! Mendohet që shfaqet që në fillimet e jetës dhe ikën me ndalimin e frymës! Në mënyrë banale prioritetin e kanë marrëdhëniet në çift?!

Ndoshta ekzistojnë në çdo fushë të jetës! Thuhet se më shumë duken mes artistëve, sportistëve, apo në mjekësi?!! Pra mes këngëtarëve, aktorëve, sportistëve?! Druaj që edhe mes këpucëbërsëve, apo atyre që vjelin rrushin, apo që shesin domate, apo mes atyre që “shesin” bukë, “ilaçe”?!

Mes njerzëve në çdo fushë të jetës! Nuk di nëse është mes atyre që shesin arkivole! Unë që merrem me artistë do të doja të mos ishte mes artistëve pasi kanë një profesion që vlerësimet më së miri bëhen nga shikuesit apo lexuesit….( Mos kam rrëshqitur, do kishte artistë të gjallë pa u çmendur nga xhelozia, apo zilia për kolegun?! ) Nuk ka një përcaktim të saktë për xhelozinë! Sipas meje kjo pasiguri më së shumti nuk është gjë tjetër veçse inferioritet!….

ObserverKult


Lexo edhe:

NËSE S’DO TA KISHA PASUR KËTË DASHURI…

Poezi nga Simona Vinci

Nëse s’do ta kisha pasur këtë dashuri, kurrë s’do ta kisha njohur dashurinë,
i them vetes.
S’do të kishte asnjë kujtim që mund të më lëndonte kaq në thellësi.
Ndoshta, thjesht, do kisha vazhduar të mos dija kurgjë për dashurinë.
E, përkundrazi, diçka di.
Di që kalon. Di që mbaron.
Që zhgënjen. Që mashtron.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult