Michelle Obama: Nëna më mësoi si të mendoj me kokën time…

Michelle Obama:

Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time.
Im atë, Fraseri, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.
Ime ëmë, Mariana, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim.
Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.
Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur.
Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte.
Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete.
Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.

ObserverKult

Kliko edhe:

INTERVISTË/ TONI MORRISON: OBAMA MË THA DIÇKA NË VESH…

toni morrison obama
Jack Mitchell / Getty Images

SHA’QUANNA G: ÇFARË MËSOVA NGA MICHELLE OBAMA…

“Me siguri edhe ju keni një person që ju frymëzon për të arritur diku. Personi që më ka frymëzuar mua më tepër, ka qenë Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama. Ajo më frymëzoi për të qenë një person i dashur, simpatik dhe dhe e vendosur për të arritur synimet e mia.

Më frymëzoi të bëhesha një person i dashur, sepse ajo mendonte dhe mendon se ka më shumë rëndësi të kujdesesh për të tjerët, se sa të jesh egoiste gjithë kohës. Michelle e përqendroi karrierën e saj në ndihmën për ata që kishin nevojë për të.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult