Ikë, ikë. Qofsh’ i nëmur ti që vjen të më urosh motin e ri.
Një mot akoma! Edhe me qeshje në buzë, me urime, vjen të më thuash se m’u pakësua një mot, më thua për shumë vjet.
Dy-mbë-dhjetë hëna! si dije më duketë ay që shkoj, pastaj edhe ay më parë, edhe tjetri akoma!
Lumi që rjeth lëshon zallin, delja që shkon le gjurmën, flaka që digjetë le hinë. Po ti, o kohë, ç’na le? A po këtë hî mbi kokët tënë!
Qysh pra, gjithë vuajtjet e mëmës s’ime, gjithë shpresat e saja, shpresat e mija, vuajtjet e mija, gjithë këtó kështú do të shuhenë?
Vargu i vdekjesë po mbushetë, kur imi çdo mot po afëron me të këputurë. Edhe s’mund tà ndaloj këtë lumë, s’munt tà mbaj këtë jetë!
Edhe ti me ironí, me qeshje në buzë, vjen të më urosh.
Ikë, ikë këtej, se s’dua urime unë, jam për rëkim.
Përgatiti: ObserverKult
——————-
Lexo edhe
MIDHAT FRASHËRI: QESHA, MA TANÍ PO MEJTOHEM DHE THEM: PSE TË DUA?