Migjeni dhe Luli i vocërr, një pikturë e mjeshtrit të harruar…(FOTO)

migjeni dhe luli i vocër

Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande!“, sigurisht se e dini përmendësh fillimin e tregimit Luli i Vocër të Migjenit, por a e dini se është një pikturë që e portretizon autorin dhe personazhin së bashku?

Është pikërisht Jakup Keraj,  piktor i Merituar, autori i pikturës “Migjeni dhe Luli i vocër”

Në plejadën e artistëve shqiptarë të arteve figurative që kanë shkëlqyer në pikturë, një vend të veçantë zënë piktorët shkodranë, ndër ta edhe piktori Jakup Keraj, i cili u nda nga jeta në fundin e viteve ’80.
Keraj ishte një nga artistët e rëndësishëm shqiptar të portretit në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Ai edhe pse jetoi dhe krijoi larg kryeqytetit në vendlindjen e tij, Shkodër, arriti të shquhet si një individualitet, por, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm, puna e tij, as kur ishte gjallë dhe as kur u nda nga kjo jetë, nuk u trumbetua.

Jakup Keraj ishte student i grupit të parë të artistëve që studiuan në Institutin e Pikturës në Shën Petërburg, në fundin e viteve ’50.

Imazhi i talentit të jashtëzakonshëm tij do të “ndihmonte” të gjithë studentët që vijuan studimet në shkollë.

Piktori Jakup Keraj u nda herët nga jeta. Lindi në 1933 në Shkodër dhe vdiq në 1987.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

Migjeni: Luli i vocërr