Përse të pikëllohem në vjen a s’vjen
Nata vjen doemos që vjen
Përse të mendohem të shkoj a të mos shkoj tek ti
Në qiell unë shkoj çdo orë e çast
O shpirti im
E ndiej qiellin e zbrazur dhe ti je në qiell
E ndiej gjirin plot yje dhe qielli është brenda meje
Yje diej nebuloza kuazare supernova galaktika
O pafundësi e dashuri e vetme e shpirtit tim
Ç’është trupi yt përpara një dielli
Ç’është buza jote përpara një ylli
Ç’është dashuria jote e thyeshme
E përkohshme e druajtur e pasigurt
Ç’është betimi yt përpara heshtjes së qiellit
Kur them ti, kur them të dua, kur them e vogla ime
Unë s’di çfarë them
O qiell e natë yje të përjetshëm
O heshtja ime e madhe o dashuria ime e vërtetë.
*Titulli i origjinalit: Përse të pikëllohem