‘MIK Festival’ dedikim Jorgjie Trujës, Inva Mula: Jeta dhe vepra e saj, frymëzim për mua dhe brezat

inva mula bujar llapaj llapa

Edicioni i 6-të “MIK festival” nis me homazh për ikonën e muzikës lirike Jorgjie Truja. Jeta e muzës së parë do të rrëfehet nga artisja e madhe Inva Mula e cila është edhe drejtore artistike.

Copëzat e jetës së saj, kanë emocionuar fort sopranon e cila ka dëshirë që t’i tregoj për brezat.

“Mik Festival” në Korçë për 3 netë vjen si një buqetë unike tingujsh shqiptarë, spanjollë, grekë, italianë dhe romunë, kombinuar me trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë.

Ky festival sipas Mulës, është original, pasi bazohet jo vetëm në kulturën dhe në traditën muzikore të shteteve të ndryshme, por është edhe një udhëtim i veçantë në periudha të ndryshme historike muzikore përmes artistëve të nivelit të lartë ndërkombëtarë.

Gjashtë koncerte të ndryshme nga data 28 deri me 30 korrik përbëjnë një “spektakël muzikor” tërheqës me vepra të A. Dvořák, G. Puccini, M. Ravel, F. Schubert, Schumann, C. Saint-Saens, Xh. Rossini, por edhe nga: Mikis Theodorakis, G. Dendrino, Grouya, Kristo Kono, Avni Mula etj.

Në fshatin Mborje Koncert “Aty ku takohen shpirti, muzika dhe gastronomia” në pararojë të kishës “Ristozi” që daton nga viti 1390 në fshatin Mborje të Κorçës, me Arie antike dhe psalme bizantine./abcnews.al

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

INVA MULA SI REGJISORE, RISOLLI “KARNAVALET E KORÇËS” NË TKOB

Rikthimi i “Karnavaleve të Korçës” në skenën madhështore të TKOB-it, pas 45 vjetësh, solli një atmosferë festive.

Publiku e ka mirëpritur këtë prodhim dinjitoz dhe kjo duket edhe nga fakti që TKOB ka publikuar prej ditësh se biletat janë shitur.

Inva Mula erdhi kësaj here në rolin e regjisores së kësaj vepre, si një homazh për krijuesit kompozitorin Avni Mula dhe Luigj Gurakuqin dy figura shumë të rëndësishme në historinë e TKOB.

Opera “Karnavalet e Korçës” u vu në skenë nga dy kaste të mrekullueshme artistësh, me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOB-së. Ndërsa u dirigjua nga Elda Laro dhe Dritan Lumshi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult