20 vite me parë, mijëra shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga ushtria serbe, kaluan kufirin për në Shqipëri, në vendin që e cilësonin si atdheun e dytë.
Shqiptarët hapën dyert për t’i mirëpritur, ndërsa për shkak të numrit të madh, duke krijuar edhe kampe për strehimin e tyre.
“Mikpritja e një populli që kërkon liri” është libri që u promovua nga Arqipeshkvia Metropolitane e Dioqezës Shkodër – Pult, kushtuar atyre momenteve të vështira të shqiptarëve të Kosovës.
Gjatë promovimit të librit, u shfaq edhe një dokumentar kushtuar 13 gushtit të vitit 1998. Një momenti të rrallë, ku Kisha Katolike dhe Komuniteti Musliman Shqiptar zhvilluan një lutje të përbashkët për paqe në Kosovë./tch