Ju ftojmë të ndiqni poezinë “Miku im” të Charles Hanson Towne, përkthyer nga Beqir Skreli dhe interpretuar nga Petrit Malaj.
MIKU IM
Në këtë qytet pa fund e fillim,
Te kthesa e rrugës banon miku im.
Ndërkohë ditët dhe javët kalojnë me nxit,
Dhe unë s’e kuptoj si iku një vit,
Fytyrën e mikut pa parë asnjëherë.
Se jeta është një garë e shpejtë, skëterrë.
Ai e di që e dua, si edhe atëherë,
Si në ditët e bukura kur i trokisja në derë.
Dhe ai me trokiste, ishim më të ri,
Jemi lodhur nga puna, nga hallet tani.
Jemi lodhur se bëjmë një lojë si idiotë,
Se duam të lemë një emër në botë.
Nesër, i them vetes, do ta marr në telefon,
Vetëm t’i them Xhimit që miku s’e harron.
Por e nesërmja vjen, e nesërmja shkon,
Largësia mes nesh zgjerohet si hon.
Tek kthesa e rrugës, si nga tjetër botë!
“Një telegram, zotëri:
“Xhimi vdiq sot.”
Ja pra, se ç’marrim e ç’meritojmë së fundi,
Tek kthesa e rrugës …një mik që na humbi.
Interpretimin e Petrit Malajt mund ta shikoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
“O MOJ ÇMENDJE E BEKUAR…”, INTERPRETUAR NGA POETI I NDJERË, PETRIT RUKA
O moj çmendje e bekuar, thikë e ëmbël, pa harrim,
Nëpër borën dy pëllëmbë…në një natë të Jugut tim,
Qysh i mbushe trupat tanë plot e plot me ura zjarri
Dhe na shtrive lakuriq mbi çarçafët prej acari.
Si skulptore turpëruar bora merrte masën tënde,
Shkrinte nëpër kofshë e ije, nëpër vithet gjysma hëne,
Po për ne ajo s’qe borë, qe sheqer që hidhte Zoti,
Të qet’sonte përrenj gjaku, të tërbuar atij moti…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU