Miku me fjalë emocionuese për Bardhyl London: Një njeri që nuk harrohet…

bardhyl londo
Bardhyl Londo

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Agron Gjekmarkaj ka treguar mbi miqësinë që kishte me shkrimtarin e njohur Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Gjekmarkaj në një rrëfim për ‘Rudina’ tregoi se për të nuk do të ketë vdekje ndonjëherë. Mes të tjerash Gjekmarkaj tha se Londo ishte Virgjili i tij kur ai shkruante.

“Ka qenë një mik shumë i dashur, një njeri që nuk harrohet, mungesa e të cilit na shoqëron, jo vetëm mua por dhe kombin e lexueshëm, por jeta ka ligjësitë e veta, e si shmangemi dot. Na takon të ambientohemi me jetën e tij të dytë, jeta pas vdekjes. Nëse ka një gjë që e shënjonte Bardhyl London, ishte njohura e gjerë dhe e kishte të fortë sensin e humorit. Ndaj i them; ngrihu dhe punoi një rreng mjekëve, se ne na ke aty me makinë për t’i ikur vdekjes. (sqaron mesazhin kushtuar Londos) Kur mësova lajmin, u mërzita si të gjithë miqtë e tij.

Kemi ndenjur shumë, kemi qeshur dhe kemi folur shumë prej tij. Më ka bërë përshtypje që ai e kishte të fortë dimensionin kulturologjik, që lidhej me rrënjët. Ne kemi vënë para poezinë ‘Amaneti i poetit’ që është amaneti i çdo njeriu që ka marrëdhënie me shkrimin të çdo njeriu që do të komunikojë me njeriun dhe pasi ai mos të jetë më. Një poet, një shkrimtar marrëdhënien e ka me kohën përsa lexohet. Poeti në këtë rast, u zhgënjye pozitivisht. Në varrimin fizik ka pasur njerëz që kanë ndjerë dhimbje. Kam bisedën e fundit telefonike me të e kam bërë para Vitit të Ri. Jam i sigurt se do të ketë mjaft gjëra që t’ia shfaq publikut. Ai nuk para fliste për sëmundjen e vetë. Nuk kishte dëshirë që të flitë për të, por për gjëra gazmore, për politikën dhe botimet, për shakatë dhe satirat. Ishte Virgjili im në çdo kronikë vere që shkruaja. Në kohën e pandemisë u rralluan takimet. Ai ka jetuar me intensitet jetën kulturore dhe shoqërore, intelektuale pasi ishte një më nga përfaqësuesit dinjitoz. Është një thënie e Shën Agustinit; gëzohuni që e patët, mos qani që po ikën!”, tha Gjekmarkaj.


Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË BARDHYL LONDOS: EDHE DASHURITË VDESIN, E SHTRENJTA IME!